Ndërtimet e villave në mënyrë abuzive në zonën e ndaluar në Brezovicë nga politikanë dhe deputëtë të korruptuar, tregojnë se sa thellë i ka rrënjët korrupsioni në vendin tone.
Lere më që në Brezovicë janë ndërtuar Villa pa leje apo me leje të kundërligjshme nga ca politikanë dhe qytetarë tjerë të lidhur me politikanët e korruptuar, por edhe paratë me të cilat janë ndërtuar ato Villa dyshohet të jenë nga burimet e pista.
Po të mos veprohej në Kosovë në mënyra kaq korruptive nga politikanët kosovarë, qytetarët e Kosovës do të jetonin shumë më mire, pa u detyruar ta lëshonin vendin e tyre për shkak të papunësisë dhe varfërisë.
Korrupsioni në Kosovë i ka rrenjët aq të thella,sa që një qeveri sado anti korruptive të jetë, e ka të pa mundur ta luftojë përfundimisht këtë të keqe kaq të madhe për vendin brenda një mandati katër vjeçar qeverisës.
Shumica nga ata të cilët kanë ndërtuar Villa në mënyrë abuzive në zonën e ndaluar në Brezovicë bërtasin, duke kërkuar luftimin e korrupsionit për të krijuar tollovi dhe humbur gjurmë te qytetarët kinse këta nuk janë të korruptuar në humnerën e keqpërdorimeve të të gjitha llojeve dhe përmasave në Kosovë në përudhën e pasluftës .