rrembim policor dhe transferim politik veliaj reagon pas zhvendosjes ne paraburgimin e fierit 6ae2025d30ebc

“Rrëmbim policor dhe transferim politik”, Veliaj reagon pas zhvendosjes në paraburgimin e Fierit

October 28, 2026
1 minut lexim

Kryebashkiaku Erion Veliaj e konsideron transferim politik zhvendosjen e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai thekson se kemi të bëjmë me një rrëmbim policor që i cënon rëndë të drejtat. 

Veliaj i kërkon Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi, që sipas tij është politik.

 REAGIMI

Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më transferuar në burgun e Fierit.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti.

Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia.

Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, pa transparencë dhe pa më mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të mia ligjore.

I kërkoj publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi politik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti ngushellon kryeministrin e spanjes per aksidentin tragjik te trenave ne madrid 6ae2020020f7a
Lajmi i mëparshëm

​Kurti ngushëllon kryeministrin e Spanjës për aksidentin tragjik të trenave në Madrid

guterres me mesazh te fuqishem ne okb barazia nuk eshte enderr eshte vendim 6ae202983105d
Lajmi i radhës

Guterres me mesazh të fuqishëm në OKB: Barazia nuk është ëndërr, është vendim

Të fundit nga

ShkoLartë