guterres me mesazh te fuqishem ne okb barazia nuk eshte enderr eshte vendim 6ae202983105d

Guterres me mesazh të fuqishëm në OKB: Barazia nuk është ëndërr, është vendim

October 28, 2026
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë që barazinë gjinore ta kthejnë në veprime konkrete, duke garantuar pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të martën, Guterres ka theksuar se barazia nuk duhet të mbetet vetëm një synim, por duhet të jetë një vendim që zbatohet në praktikë.

“Barazia nuk është një ëndërr. Është një vendim. Në OKB, është një vendim që kemi marrë – dhe ne jemi një Organizatë më e fortë për të”, ka deklaruar Guterres.

Ai u ka bërë thirrje udhëheqësve që të sigurojnë pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe domethënëse të grave në proceset e paqes, të investojnë në organizatat e udhëhequra nga gratë dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm vë në pah rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje, veçanërisht në proceset që lidhen me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rrembim policor dhe transferim politik veliaj reagon pas zhvendosjes ne paraburgimin e fierit 6ae2025d30ebc
Lajmi i mëparshëm

“Rrëmbim policor dhe transferim politik”, Veliaj reagon pas zhvendosjes në paraburgimin e Fierit

vmro bulevardi boris trajkovski dhe nyja rrugore momin potok drejt perfundimit 6ae202eda0a55
Lajmi i radhës

VMRO: Bulevardi “Boris Trajkovski” dhe nyja rrugore “Momin Potok” drejt përfundimit

Të fundit nga

ShkoLartë