Kryeministri Albin Kurti ngushëlloi kryeministrit e Spanjës Pedro Sánchez për jetët e humbura sot në Spanjë nga një aksident që ndodhi në Madrid mes dy trenave të shpejtë.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Ngushëllimet e mia më të sinqerta i shpreh kryeministrit Pedro Sánchez, familjeve të viktimave dhe popullit të Spanjës në këtë ditë tragjike”, shkroi Kurti në X.
Dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke shkaktuar ndërprerjen e linjës hekurudhore që lidh Madridin me rajonin jugor të Andaluzisë, njoftoi operatori hekurudhor Adif. Të paktën 64 persona kanë humbur jetën nga aksidenti, njoftuan autoritetet rajonale të Castilla-La Mancha.
Ende nuk dihen detajet e plota të shkakut të aksidentet.
Burimi: botasot.info


