Një rasti i rrëmbimit ka ndodhur në Drenas në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
Sipas policisë, dy meshkuj kanë futur me forcë në makinë një të mitur dhe më pas e kanë liruar duke e shtyrë nga vetura e duke e lënë në rrugë.
Njoftimi i policisë:
RRËMBIM /Gllogoc, 21.03.2022-20:20. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur, me forcë kanë futur në veturë viktimën femër kosovare të moshës së mitur ,dhe më pas e kanë liruar duke shtyrë nga vetura dhe duke e lënë në rrugë . Viktima nga disa kalimtarë të rastit është dërguar në stacion policor dhe më pas e njëjta ka pranuar tretman mjekësor . Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante./albeu.com/