Për herë të parë në Kosovë shënohet Dita e Dizajnit italian

Për herë të parë në Kosovë po shënohet Dita e Dizajnit Italian, ku Ambasada italiane në Prishtinë po organizon konferencën “Ri-gjenerimi-Dizajni dhe teknologji të reja për një të ardhme të qëndrueshme”.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu tha se kriza ekonomike e shkaktuar në pandemi, do të ndryshojë falë dizajnit italian për të përmbushur nevojat e përparuara të shoqërisë.

“Dizajni i kontribuon një reflektimi për një të ardhme, që i shtyn ndërmarrjet që të investojnë për rigjenerim. Këtu kemi të bëjmë me një detyrë komplekse. Dizajni shihet si instrument për rininë, për botën e të ardhmes” ka thënë ai.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka përmendur edhe bienalen nomadike evropiane “Manifesta”, e cila për herë të parë do të mbahet në Prishtinë. Sipas tij, kjo do të promovojë marrëdhënien mes kulturës dhe shoqërisë.

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari tha se kompanitë që kanë për qëllim rigjenerimin do të kenë një të ardhme më të qëndrueshme.

“Popullsia e Kosovës është popullatë më e re në Evropë, është e aftë që të zbatojë këto transformime. Andaj si objektiv specifik është përmirësimi i konkurrencës në ndërmarrje dhe përmirësimi i shërbimeve, në mënyrë që ndërmarrjet tona të bëhen konkurruese në rajon dhe më gjerë. Ka shumë risi që janë bërë nga të rinjtë tanë, si autostrada bienale. Rinia jonë mund të kishte bërë më shumë nëse do tu jepnim mundësi në vitet e deritanishme”, ka shtuar ajo.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama theksoi se tema e këtij viti për të shënuar ditën e dizajnit italian, tregon synimin për të shënuar vlera shoqërore.

Sipas tij, Prishtina ka nevojë për rigjenerimin e banesave.

“Kemi filluar transformimin e qytetit tonë, ku makinat do të jenë te fundit. Ridizajnimi i rrugëve krijon dhe mundëson rigjenerim urban. Mirëpresim çdo lloj mundësie dhe bashkëpunimi me dizajnerët italian. Të njëjtin bashkëpunim mund ta shtrijmë edhe në sektorin e arsimit. Në aspektin e qytetit jemi në bashkëpunim me dizajnerin italian, ku do të organizohet manifesta. Manifesta do të përdoret si një strategji ku mundësojmë edhe personave me nevoja të veçanta ecje të lirë”, ka thënë Rama.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pentagoni: “Prova të qarta” të krimeve të luftës në Ukrainë

Story i radhës

Rrëmbehet e mitura shqiptare, dy djem e fusin me forcë në makinë

Të fundit nga