“Rregulli 5 orë” zbatohet nga njerëz shumë të pasur e të suksesshëm

March 20, 2022
1 minut lexim

Bill Gates dhe Elon Musk janë ndër biznesmenët që zbatojnë “rregullin e orës 5”.

“Babai i Kombit Amerikan” Benjamin Franklin ishte i pari që e zbatoi këtë rregull. Fokusi i këtij koncepti është mësimi njëorësh gjatë ditës.

Përveç kësaj, Franklin shpesh mendonte dhe eksperimentonte për të bërë përparim personal. Franklin deklaroi në vitin 1758 se ishte më e vlefshme të investosh në dije.

Pasi zgjohej në mëngjes, lexonte dhe bënte vetë-reflektim dhe më vonë gjatë ditës përpiqej t’i kthente idetë në vepra. Supozohet se kjo mënyrë jetese e bëri atë të suksesshëm.

I frymëzuar nga Franklin, themeluesja e kompanisë konsulente Empact, Michelle Simons, zhvilloi “rregullin pesë orësh”. Duke folur për rëndësinë e të mësuarit, ajo tha se nëse nuk studion të paktën pesë orë në javë, i shkakton vetes një dëm të madh, madje edhe më të madh se pirja e duhanit.

Nisur nga rëndësia e dijes, nuk është për t’u habitur që shumë biznesmenë e kanë pranuar këtë rregull. Një prej tyre është miliarderi Bill Gates, i cili lexon më shumë se 50 libra në vit.

Një tjetër miliarder, Warren Buffett lexon gjashtë orë në ditë, ndërsa shumica e amerikanëve të rritur lexojnë mesatarisht 20 minuta në ditë.

Mundësia për të gjetur një punë do të varet gjithnjë e më shumë nga përkushtimi për të mësuar, sepse vazhdimisht shfaqen gjëra të reja dhe është e nevojshme të përmirësohet vazhdimisht.

Si të zbatohet “rregulli 5 orësh”?

Zbatimi i këtij rregulli do të thotë të mësosh ose të përvetësosh aftësi për një orë në ditë ose pesë orë në javë, të lexosh një orë në ditë, të shkruash atë që konsiderohet e rëndësishme çdo ditë dhe të zbatosh ide për të kuptuar se cilat janë të mira dhe cilat nuk janë të mira.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Diplomati grek e krahason Mariupolin me Alepon dhe Stalingradin

Story i radhës

​Real Madrid 0-4 Barcelona, vlerësimet e lojtarëve

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë