Diplomati grek e krahason Mariupolin me Alepon dhe Stalingradin

Një diplomat grek i cili u kap nga bombardimet ruse të Mariupolit thotë se shkatërrimi i qytetit të rrethuar është si ai i Guernicës, Stalingradit, Groznit dhe Alepos, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Manolis Androulakis, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Mariupol, u kthye në Athinë të martën pasi organizoi disa evakuime të suksesshme të shtetasve grekë dhe grekëve etnikë.

Ai u bëri thirrje njerëzve që “të bashkojnë zërat e tyre për të kërkuar një armëpushim, një armëpushim”.

Androulakis është cilësuar si hero në Greqi për qëndrimin në Mariupol gjatë bombardimeve. Ai tha se Mariupol do të mbahet mend si një qytet “i shkatërruar plotësisht nga lufta”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e përshkruan bombardimin e Mariupolit si një krim lufte. Androulakis tha se “për momentin, civilët goditen verbërisht dhe pafuqishëm” në qytetin port.

“Në 24 orë, që më vështirësuan përpjekjet e mia, e gjithë infrastruktura u shkatërrua, gjithçka u bombardua, rryma, uji, komunikimet”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zyrtarët rusë tregojnë që një oficer i lartë i marinës ruse u vra pranë Mariupolit

Story i radhës

“Rregulli 5 orë” zbatohet nga njerëz shumë të pasur e të suksesshëm

Të fundit nga