Ronaldo rikthehet në stërvitje

Cristiano Ronaldo ka qenë prezent në stërvitjen e fundit të Manchester United duke u kthyer nga Portugalia ku ishte larguar menjëherë pas vendimit se trajneri Ralf Rangnick nuk do ta aktivizonte nga minuta e parë në derbin e humbur 4-1 ndaj Manchester City.

Tekniku gjerman theksoi se sulmuesi kishte probleme fizike ndaj vendosi ta linte jashtë skuadre, mirëpo fakti se Ronaldo u largua drejt vendlindjes la shumë vend për interpretime të ndryshme.

Mediat britanikë theksojnë se e ardhmja e CR7 te United është në “fije të perit”, ndërsa palët nuk janë të lumtura në raportin e tyre.

37-vjeçari nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit sidomos në vitin 2022 ku golat i ka pasur me pikatore, megjithatë, pavarësisht vështirësive dhe kritikave të marrë në këtë fillimviti për formën e dobët, Ronaldo mbetet lider i skuadrës me nëntë gola të shënuar në kampionat dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë po ngjan me ndeshjen e mbetur Bologna – Inter?

Story i radhës

Analiza e ‘The Times’: Putin “nuk është aq i çmendur sa të përdorë armë bërthamore”

Të fundit nga