Ronaldo: Në Brazil e sulmojnë për jetën private, por mua Neymar më çmend!

Një nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror, Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur thjesht si Ronaldo ka folur së fundmi për patriotin e tij, Neymar.

Ish-sulmuesi i famshëm, thekson se lojtari i PSG kritikohet shumë për jetën e tij private sidomos në vendlindje, megjithatë duke lënë mënjanë këtë pjesë, 45-vjeçari thekson se atë e “çmendin” cilësitë e Neymar.

“Neymar është një futbollist i jashtëzakonshëm, ia ka dalë të më superojë me statistika, por këtë ka bërë edhe me Zicon e Romarion. Ka numra të jashtëzakonshëm, me cilësitë e tij dhe me atë që bën në fushë mua më çmend.

Shënon shumë gola, duhet të diskutohet pse ende nuk e ka fituar Topin e Artë. Neymar si lojtar është shumë i fortë. Por, në Brazil nuk shohin vetëm pjesën e fushës, teksa duhet përmendur se e kritikojnë shumë për jetën e tij private”, u shpreh Ronaldo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këto 8 gjëra nuk duhet t’i jepni kurrë, madje edhe tek të afërmit tuaj

Story i radhës

Reshje shiu në Elbasan, të gjithë akset nacionale janë të hapura

Të fundit nga