Ronaldo largohet falas nga Manchester United?

October 21, 2022
1 minut lexim

Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për arsyet e gabuara. Episodi i fundit ishte më i bujshmi, edhe sepse ndodhi nën sytë e të gjithëve dhe shënon pikën e moskthimit në aventurën zhgënjyese të CR7 te Manchester United.

Siç dihet, mbrëmjen e së hënës, në ndeshjen e fituar kundër Tottenhamit të Conte-s, portugezi – i përfunduar si gjithmonë në stol – u largua nga fusha para përfundimit të ndeshjes.

Më pas të enjten ka ardhur edhe komunikimi zyrtar nga United për përjashtimin e portugezit nga skuadra për ndeshjen e madhe ndaj Chelsea-t në  kampionat.

I ndjekur nga postimi në Instagram i CR7, në të cilin në realitet nuk ka asnjë kërkesë për falje, por një lloj shpjegimi të profesionalizmit të tij gjithmonë të demonstruar. Por çështja absolutisht nuk përfundon me kaq.

Në janar hapet merkato dimërore dhe, nëse më parë United do të përjashtonte çdo lloj divorci të hershëmt, tani situata duket se ka  ndryshuar rrënjësisht.

Sipas Mirror, pas episodit të së hënës në Old Trafford, portugezi do të marrë një gjobë të majme prej 1 milion sterlinash, si dhe do të ndalohet të stërvitet me ekipin e parë për të paktën tri ditë. Dhe kjo padyshim çon në përjashtim për ndeshjen me Chelsea-n.

Sipas thashethemeve të tjera që qarkullojnë në Angli, klubi po mendon për një ‘strategji dalje’ emergjente duke pasur parasysh situatën. E përkthyer: është i gatshëm ta largojë portugezin me kosto zero. Një transferim falas që mund të tërheqë shumë klube, pavarësisht rrogës së lartë.

Një skenar që ka diçka të bujshme, sepse mund të hapë hipoteza të papritura. Por zërat flasin mbi të gjitha për një rikthim të mundshëm te Sporting, hipotezën ekzotike (MLS ose Arabi), Bayern Munich ose edhe te Chelsea. Këto janë pikat kryesore për momentin, por situata është akoma në zhvillim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pritet një rënie e çmimeve të banesave

Story i radhës

Futën 1.7 mln euro të falsifikuara në Shqipëri, 12 vite burg në total për dy francezët

Të fundit nga

ShkoLartë