Publikimi i intervistës së Cristiano Ronaldo po vazhdon edhe sot nga mediat britanike.
Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo mori vëmendjen me intervistën e dhënë kundër klubit të tij.
Edhe lajmet që po publikohen sot ndjekin vijën e njëjtë sikur mbrëmë. Kësaj radhe, Ronaldo në cak ka krerët e klubit, familjen Glazer dhe Gary Neville që e kritikon në studiot e ‘Sky’.
“Pronarët e klubit, Glazers, atyre s’ju intereson për klubin. E kam fjalën në kuptimin profesional të sportit, siç e njihni këtë, Man United është klub marketingu. Ata do t’i marrin paratë nga marketingu – sporti, s’ju intereson, për mendimin tim”, ka thënë Ronaldo.
“Të dëgjosh një ish-koleg ose ish-shok skuadre tek të kritikon, kur ata shohin vetëm njërën anë të medaljes. Është e lehtë. E letëtë kritikosh, nuk e di nëse kanë punë televizioni që duhet të kritikojnë për t’u bërë më të famshëm. Vërtetë s’e kuptoj këtë. Është e vështirë kur njerëzit me të cilët ishe në skuadër të kritikojnë në atë mënyrë”, shtoi CR7.
Manchester United është duke planifikuar t’i jap një gjobë prej 1 milionë funteve yllit portugez – pesë herë fituesit të Topit të Artë.