Roma e hapur për largimin e Abrahamit

min lexim

Nuk ka qenë një sezon i lehtë për Tammy Abraham në kryeqytetin italian dhe Roma është e gatshme që të dëgjojë ofertat për të që në janar, thotë një raport i ri 

Anglezi 25 vjeçar pati në debutim të mirë nën sezonin e parë me Jose Mourinhon ku shënoi 27 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat, por ka dështuar që ta ripërsërit këtë formë këtë sezon, duke shënuar vetëm katër gola në 20 ndeshje të Serie A dhe Europa Ligë. Abraham ishte fishkëllyer nga tifozët kur u zëvendësua gjatë barazimit 1-1 të Romës kundër Torinos mbrëmë. 

Siç raporton gazetari Daniele Longo nga Calciomercato.com, Roma janë të hapur për ta shitur Abrahamin në afatin e radhës të janarit dhe do ta bëjnë këtë nëse vjen ndonjë ofertë e mirë. Ai u transferua nga Chelsea për 40 milionë euro vitin e kaluar, kështu që duhet një ofertë e mirë që të bind Giallorossi për ta shitur atë. 

Drejtori i Romës, Tiago Pinto dëshiron që ta forcojë skuadrën për Mourinhon në janar dhe ka për synim transferimin e Davide Frattesit të Sassuolos. Mesfushori italian nuk është lehtë të blihet, megjithatë, për zigjelbërit një ofertë me shitje definitive merret parasysh por jo edhe huazimi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Një pritje e ëmbël në familje, Albërije Hadërgjonaj jep lajmin e bukur

Story i radhës

Kishin kthyer banesën në një kazino, arrestohen 2 persona në Bilisht! Nën hetim 18 të tjerë

Të fundit nga