rokas rregullat e reja per hyrje ne be fillojne me 12 tetor vlejne edhe per qytetaret e rmv se 68c2c2184f382

Rokas: Rregullat e reja për hyrje në BE fillojnë më 12 tetor, vlejnë edhe për qytetarët e RMV-së

September 11, 2025
1 minut lexim

Nga 12 tetori, Bashkimi Evropian do të fillojë me zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve në kufijtë e tij, i njohur si “Entry-Exit System”. Ambasadori Mihalis Rokas sqaroi të rejat e sistemit ndërsa shtoi se ky sistem ndryshon nga ETIAS i cili planifikohet të fillojë të zbatohet nga fundi i vitit 2026.
“Kjo në praktikë nënkupton që qytetarët e vendeve të treta kur hynë në BE duhet të regjistrojnë një herë të dhënat e tyre biometrike, shenjat e gishtave dhe do të duhet të bëjnë një fotografi dhe pas kësaj, gjatë një hyrje të dytë, procesi do të jetë më i lehtë. Shembull, në aeroport do të mund të përdorni portat automatike gjë që do ta lehtësojë mënyrën e të udhëtuarit përmes kufijve të BE-së. Nuk duhet të krijohet konfuzion se Entry-Exit System dhe ETIAS janë dy sisteme të ndryshme. ETIAS është për të ardhmen dhe ju do të merrni informacione në kohë rreth zbatimit të tij”, deklaroi Mihalis Rokas, Ambasador i BE-së. /Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje nene si xhensila ndan momente te vecanta me femijet ne barcelone 68c2bdf14f9d3
Lajmi i mëparshëm

Një nënë si Xhensila, ndan momente të veçanta me fëmijët në Barcelonë

albi qamili bartes i listes se vlen ne tetove 68c2c7f67539f
Lajmi i radhës

Albi Qamili bartës i listës së VLEN në Tetovë?

Të fundit nga

ShkoLartë