RMV/ Kovid 19, brenda 24 orëve më tepër të shëruar sesa të infektuar

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 318 raste të reja Covid-19, nga 2.358 testimeve të bëra. Janë shëruar 468 pacientë ndërsa kanë vdekur 7 pacientë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga sistemi “Termini im” janë regjistruar gjithashtu 6 persona të vdekur në periudhën prej datës 11.02. deri me 05.03.2022.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (318), janë regjistruar 43 riinfektime.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 300.714, numri i të shëruarve është 289.532, numri i të vdekurve është 9.117 dhe numri i rasteve aktive është 2.065.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kriza në PD, Berisha: Jam në komunikim me të gjithë deputetët demokratë

Story i radhës

Chelsea del me njoftim zyrtar

Të fundit nga

Reali nuk fal

Nuk ka histori, edhe në ndeshjen e dytë të  play-off-it të Euroligës, Real Madridi arriti një