Në lidhje me dyshimet se ka kryer vrasjen e vëllait, policia ka arrestuar dhe ka realizuar bisedë informative me 40 vjeçarin, i cili i ka pranuar veprat për të cilat dyshohej.
“Në fshatin Ginovsi në Kriva Pallankë, punonjësit e policisë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar 40 vjeçarin F.A. nga fshati Ginovci, duke vepruar në bazë të raportimit që ai para disa javëve, pas një përleshjeje, e ka mbyt vëllain e tij 29 vjeçar S.Xh.”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Ai dyshohej se viktimën e ka varrosur në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa trupi i gjetur është dërguar për obduksion.
Gjykatësi, me propozim të prokurorit, ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.