Rikthimi vendimtar i NATO-s në vitin 2022

2022 ishte ndoshta viti më vendimtar për NATO-n që nga fillimi i viteve të 1980-ta, kur Lufta e Ftohtë sërish u përshkallëzua si rezultat i pushtimit sovjetik të Afganistanit, nisjes së Iniciativës Strategjike të Mbrojtjes nga presidenti amerikan Ronald Reagan dhe vendosja e raketave bërthamore Pershing II në Evropë nga ana e SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Në prag të luftës ruse kundër Ukrainës më 24 shkurt, tashmë kishte sfida të rënda dhe pasiguri rreth të ardhmes së BE-së dhe marrëdhënieve të saj me NATO-n.

Përderisa ish-presidenti amerikan Donald Trump po u bënte presion vendeve të BE-së, shumica e të cilave janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre të mbrojtjes, Gjermania ishte në rrugën e duhur për të thelluar edhe më tej varësinë e saj nga energjia ruse përmes gazsjellësit NordStream 2, ndërsa presidenti francez e emëroi NATO-n si një organizatë me “trurin e vdekur”.

Këto veprime shtuan diskutimet e pafundme mbi nevojën për autonomi strategjike të BE-së, që ka parashikuar një rol të rëndësishëm për Rusinë në arkitekturën e re të sigurisë dhe planet tepër ambicioze për një ushtri të BE-së, e cila do ta kishte bërë NATO-n një relikte të së kaluarës.

Megjithatë, lufta përfundimisht tregoi dobësinë e BE-së në të qenit një fuqi e fortë dhe shpalosi NATO-n si të vetmin instrument parandalues që kontinenti i vjetër ka kundër Rusisë.

Sulmi rus në Ukrainë dhe rivitalizimi i NATO-s

E alarmuar gjithnjë e më shumë nga rreziku i luftës, pjesërisht për shkak të inteligjencës amerikane që paralajmëroi për sulmin e menjëhershëm rus ndaj Ukrainës, NATO u takua me Rusinë në kuadrin e Këshillit NATO-Rusi më 12 janar për të diskutuar çështjen e Ukrainës.

Në takim, Rusia këmbënguli që NATO të ndalonte pranimin e anëtarëve të rinj dhe të tërheqë forcat nga anëtarët e Evropës Lindore të aleancës. NATO, megjithatë, përsëriti se mbetet e përkushtuar ndaj një politike të “derëve të hapura” dhe të drejtës së secilit vend për të vendosur marrëveshjet e tij të sigurisë.

Thënë kështu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi më 26 janar gatishmërinë e aleancës për të intensifikuar dialogun në mirëbesim me Rusinë për të adresuar çështjet kryesore, duke përfshirë kontrollin e armëve, reduktimin e rrezikut dhe transparencën e stërvitjeve ushtarake.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e NATO-s përshpejtuan ndihmën ushtarake për Ukrainën. Më 20 janar, SHBA autorizoi transferime të palëve të treta nga 14 aleatë dhe partnerë të NATO-s, për të dërguar pajisje me origjinë amerikane në Ukrainë, duke përfshirë raketa antitanke dhe anti-ajrore Javelin të teknologjisë moderne.

Për më tepër, nga mesi i shkurtit, Mbretëria e Bashkuar dërgoi 2.000 raketa antitank NLAWS dhe dhjetëra automjete të blinduara, ndërsa Polonia dërgoi raketa ajrore-ajrore Piorun dhe një sasi të madhe municionesh në Ukrainë. Për të kundërshtuar sulmet kibernetike të intensifikuara ruse në faqet e internetit të qeverisë ukrainase nga janari e tutje, NATO i dha gjithashtu Kievit qasje në platformën saj të shkëmbimit të informacionit rreth softwerëve malware.

Kur Rusia më në fund filloi sulmin e saj më 24 shkurt, ishin forcat ukrainase të disiplinuara, të motivuara dhe elastike që shkatërruan vizionin rus për një fitore të shpejtë. U bë e qartë se dhanë frut përpjekjet e NATO-s të epokës pas 2014-ës për të përforcuar kapacitetin ushtarak të Ukrainës përmes fondeve të mirëbesimit, Programit të Rritjes së Arsimit të Mbrojtjes dhe Pakos Gjithëpërfshirëse të Asistencës.

Reagimi i parë i NATO-s ndaj “kërcënimit më të madh për sigurinë euroatlantike në dekada” ishte një takim virtual i 25 shkurtit i krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, në të cilin ishin të ftuar edhe Finlanda dhe Suedia joanëtare. Aleanca përsëriti në një deklaratë se nuk kërkon një konfrontim me Rusinë, por mbështeti të drejtën e Ukrainës për t’u mbrojtur.

Kështu, anëtarët e NATO-s përshpejtuan më tej furnizimin e tyre me armë dhe municione në Ukrainë menjëherë pas shpërthimit të luftës. Autorizimi i SHBA-së për ndihmën e menjëhershme të sigurisë më 25 shkurt u ndoq shpejt nga anëtarë të tjerë, të cilët miratuan transferimin e sasive të mëdha të armëve antitank, obuseve, mjeteve të blinduara dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Për më tepër, më 26 prill, një grup i udhëhequr nga SHBA, i cili përfshinte shumë anëtarë të NATO-s, u formua për të koordinuar ndihmën ushtarake dhe humanitare për Kievin. Grupi është takuar çdo muaj që nga formimi.

Ndërkohë, si përgjigje ndaj përkeqësimit të situatës humanitare dhe raporteve për keqtrajtim të civilëve nga trupat ruse në Ukrainë, Asambleja Parlamentare e NATO-s, në sesionin e saj pranveror 27-30 maj në kryeqytetin lituanez, Vilnius, miratoi deklaratën e njohur si “Qëndrimi me Ukrainën”, e cila bënte thirrje për një gjykatë penale ndërkombëtare të posaçme për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e agresionit kundër Ukrainës dhe u bëri thirrje vendeve anëtare që të vazhdojnë “ndërtimin e një koalicioni të fortë për të mbështetur Ukrainën me të gjithë ndihmën e mundshme”.

– Përpjekjet e Samitit të Madridit për të formësuar të ardhmen e NATO-s

Aleanca në Samitin e Madridit më 29-30 korrik ra dakord të rrisë mbështetjen e drejtpërdrejtë për Ukrainën përmes Pakos Gjithëpërfshirëse të Asistencës që do të përmbajë pajisje mbrojtëse jo-vdekjeprurëse, mjete për të rritur mbrojtjen kibernetike të Ukrainës dhe qëndrueshmërinë. NATO gjithashtu u angazhua për të ndihmuar Ukrainën në rindërtimin dhe reformat e saj eventuale të pasluftës.

NATO miratoi gjithashtu Konceptin e ri Strategjik për aleancën për të adresuar sfidat dhe kërcënimet e reja globale dhe ra dakord të hapë Fondin e Inovacionit të NATO-s.

Një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë gjatë samitit ishte ftesa dërguar Suedisë dhe Finlandës për t’u bërë anëtarë të aleancës.

Në lidhje me këtë, Türkiye, Finlanda dhe Suedia, në margjinat e samitit nënshkruan një memorandum mbi synimet e vendeve nordike për anëtarësim. Memorandumi kërkon që Finlanda dhe Suedia të ndërmarrin hapa për shqetësimet e Türkiye-s lidhur me terrorizmin, duke përfshirë ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm dhe heqjen e embargos së armëve, në mënyrë që Türkiye të miratojë ftesën për anëtarësimin e dy vendeve në aleancë.

Pas vendimit të Rusisë për të mbajtur referendume për aneksimin e paligjshëm të territoreve ukrainase në Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald E. Connolly, dënoi aktin e 30 shtatorit si një “përshkallëzim serioz dhe të rrezikshëm” që nuk do të njihet kurrë.

Në takimin e ministrave të Jashtëm më 29-30 nëntor në kryeqytetin rumun Bukuresht, NATO përsëriti se Rusia është përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe se mban të gjithë përgjegjësinë për këtë luftë, duke dënuar sulmin rus ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës dhe popullsisë civile.

Duke u zotuar për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën, aleanca tha se gjithashtu do të ndihmojë Kievin në riparimin e infrastrukturës energjetike në koordinim me palët e përfshira, duke përfshirë organizatat ndërkombëtare, veçanërisht BE-në, si dhe vendet tjera që mbështesin Ukrainën. NATO, përveç kësaj, tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Detit të Zi për aleancën dhe ripohoi angazhimin ndaj politikës së dyerve të hapura.

Për ta përmbledhur, në vitin 2022, NATO dëshmoi edhe një herë rëndësinë e saj për arkitekturën e sigurisë euroatlantike dhe faktin se ajo është i vetmi mjet parandalues që Evropa ka për të përballuar realitetet e reja të botës.





Story i mëparshëm

Arabia Saudite dhe Japonia nënshkruajnë 15 marrëveshje për rritjen e investimeve

Story i radhës

Benzema ishte i gatshëm por…

Të fundit nga