Benzema ishte i gatshëm por…

“Benzema mund të ishte në dispozicion që nga 1/16”, ka thënë Karim Djaziri, agjenti i sulmuesit francez të Real Madrid, duke ndezur edhe një herë polemikat për përplasjen e Didier Deschamps me bomberin francez.

Djaziri ka postuar në profilin e tij të rrjeteve sociale imazhin e rezonancës e cila zbulon gjendjen e dëmtimit të muskujve të Benzema.

“Unë e postova, por në fillim u konsultova me tre ortopedë, të gjithë më siguruan se Karim Benzema mund të ishte i disponueshëm që nga raundi i 1/16.”

Kjo konfirmon problemet e marrëdhënieve personale mes sulmuesit të Francës me trajnerin e kombëtares së “gjelave”. Dhe jo çuditërisht, pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, Benzema shpalli lamtumirën e tij me kombëtaren franceze, madje përpara këtij vendimi, ai refuzoi ftesën e Macron për të qenë i pranishëm në stadium për të parë finalen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rikthimi vendimtar i NATO-s në vitin 2022

Story i radhës

Ka filluar pagesa e pensioneve të dhjetorit në Maqedoni

Të fundit nga