rikthehet i ftohti ne maqedoni shi bore ne male dhe ere mbi 60 km h 6ace588e1b4ed

Rikthehet i ftohti në Maqedoni: Shi, borë në male dhe erë mbi 60 km/h!

October 13, 2026
1 minut lexim
shi 1

Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga mot më i ftohtë dhe i ndryshueshëm gjatë ditëve në vijim, me reshje lokale shiu, borë në zonat më të larta malore dhe erë të fuqishme veriore.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), deri të premten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe temperatura më të ulëta.

Reshje të përkohshme shiu parashikohen gjatë ditës së sotme dhe të premten, ndërsa në disa male më të larta ato do të shndërrohen në reshje bore.

Era veriore do të intensifikohet dhe në disa zona do të arrijë shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Megjithatë, fundjava pritet të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike. Sipas meteorologëve, moti do të stabilizohet, me periudha me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ja cfare postoi aktori vetem disa ore para vdekjes se tij 6ace549d0c33c
Lajmi i mëparshëm

Ja çfarë postoi aktori vetëm disa orë para vdekjes së tij

Të fundit nga

ShkoLartë