rihapja e hormuzit celesi i stabilitetit macron kerkon ulje tensionesh ne lindjen e mesme 69fa0e7dce55b

“Rihapja e Hormuzit, çelësi i stabilitetit”/ Macron kërkon ulje tensionesh në Lindjen e Mesme

May 5, 2026
1 minut lexim

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se Franca mbështet ndërprerjen e konflikteve në Lindjen e Mesme dhe rikthimin e bisedimeve diplomatike mes palëve, duke kërkuar respekt për të gjitha shtetet e rajonit.

Nga Jerevani, gjatë një vizite zyrtare në Armeni, ai ka thënë se do të zhvillojë bisedime edhe me presidentin e Iranit.

Sipas tij, zgjidhja e situatës kalon përmes rihapjes së Ngushticës së Hormuzit dhe garantimit të lirisë së lundrimit në këtë zonë strategjike.

Macron ka vlerësuar se çdo veprim ushtarak i njëanshëm rrezikon të përshkallëzojë më tej konfliktin dhe nuk sjell stabilitet në rajon.

Në lidhje me marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe kërcënimet për rritje tarifash, ai ka bërë të ditur se Franca mbështet stabilitetin e tregtisë ndërkombëtare sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian ka mundësi të reagojë në rast të vendosjes së tarifave të reja nga SHBA, por në këtë periudhë, sipas tij, vendet aleate duhet të fokusohen më shumë te bashkëpunimi sesa te konfliktet tregtare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

peleshi takon presidentin e senatit te belgjikes ne danimarke shqiperia me ritme te shpejta drejt familjes europiane 69fa0e324b520
Lajmi i mëparshëm

Peleshi takon presidentin e Senatit të Belgjikës në Danimarkë: Shqipëria, me ritme të shpejta drejt familjes europiane

mira murati shkelqen ne met gala 2026 69fa0fe6c6247
Lajmi i radhës

Mira Murati shkëlqen në Met Gala 2026

Të fundit nga

ShkoLartë