Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë qëndrimit në Danimarkë, zhvilloi një takim edhe presidentin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel.
Peleshi theksoi se, në këtë takim u diskutua për vijimin e koordinimit dhe mbështetjes në rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Shqipëria mbetet ndër vendet pararendëse mes kandidatëve, me vizion të qartë, vullnet të palëkundur dhe ritme të shpejta drejt familjes europiane”, u shpreh Peleshi në një postim në rrjetet sociale.
Peleshi nënvizoi se, “së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, do të kontribuojmë si një vlerë e shtuar për një Europë më të madhe, më të sigurt dhe më të fortë”.
Burimi: botasot.info


