rihapet shqyrtimi gjyqesor ndaj te akuzuarit per krime lufte ekrem bajroviq 6a1d39929e610

Rihapet shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq

June 1, 2026
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka rihapur shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit për krime lufte, Ekrem Bajroviq.

Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, në seancën e së hënës tha se shqyrtimi gjyqësor do të rihapet për arsye se në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit do të ftohet Naim Elshani për të sqaruar edhe një herë disa rrethana të krijuara gjatë këtij shqyrtimi.

Syla tha se Gjykata vlerësoi se duhet të ftohet edhe një herë ky dëshmitar, për t’i sqaruar këto rrethana.

Seanca e radhës u caktua për një datë tjetër. Pra, sot ishte paraparë të shpallet aktgjykimi në këtë rast, por Gjykata vlerësoi të rihapet shqyrtimi gjyqësor.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, me 19 korrik 2024 të akuzuarin Ekrem Bajroviq e ka dënuar me 12 vjet burgim për krime lufte gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut dhe fshatrat përreth.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bilanci i konfliktit irani ka goditur 20 baza ushtarake amerikane ne lindjen e mesme 6a1d34e67b083
Lajmi i mëparshëm

Bilanci i konfliktit/Irani ka goditur 20 baza ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme

qytetaret proteste kunder ndertimit ne zonat e mbrojtura dhe terapine hormonale rama pas pak konference do te them te vertetat 6a1d39ef8a884
Lajmi i radhës

Qytetarët protestë kundër ndërtimit në zonat e mbrojtura dhe terapinë hormonale, Rama pas pak konferencë: Do të them të vërtetat

Të fundit nga

Shtohet 16% varësia nga produktet e huaja

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra që Shqipëria ka të gjitha kapacitetet dhe kushtet klimatike t’i prodhojë vetë.
ShkoLartë