Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot do të bëjë publike detaje lidhur me projektin në Zvërnec, për të cilin tha se po punohet prej disa vitesh dhe se nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që, sipas tij, janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur dje se do të dalë në një komunikim live në orën 10:00 për të sqaruar publikun mbi projektin dhe debatet që e kanë shoqëruar atë.
Rama shfrytëzoi gjithashtu rastin për të përgëzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për reagimin ndaj ngjarjeve të fundit në Vlorë, duke vlerësuar masat e marra si ndaj punonjësve të sigurisë private, ashtu edhe ndaj drejtuesve vendorë të policisë.
Ndërkohë qytetarët kanë njoftuar sot në orën 18:00 protestë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe ofrimit të terapisë hormonale në QSUT.
Burimi: botasot.info


