rihanna publikon video me aap rocky pas thashethemeve per tension ne met gala 69fde8433e40e

Rihanna publikon video me A$AP Rocky pas thashethemeve për tension në MET Gala

May 8, 2026
1 minut lexim

Ylli i muzikës, Rihanna duket se ka hedhur poshtë spekulimet për një krizë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky, pas paraqitjes së tyre në Met Gala.

Të enjten, Rihanna publikoi në platformën X një video-montazh 45-sekondësh ku çifti shfaqet duke buzëqeshur, duke mbajtur duart dhe duke festuar së bashku gjatë mbrëmjes së gala-s në New York City. Videoja u interpretua si një mesazh i qartë se marrëdhënia mes tyre është në rregull.

Megjithatë, më herët kishin qarkulluar pamje që tregonin çiftin në një bisedë emocionale brenda një autobusi pranë Metropolitan Museum of Art, ku zhvillohet tradicionalisht eventi i famshëm i modës. Pamje të tjera i shfaqnin ata me shprehje serioze në fytyrë, duke nxitur aludime në rrjet për tensione mes tyre.

Sipas burimeve pranë çiftit, nuk bëhej fjalë për konflikt, por thjesht për lodhje pas një dite të gjatë përgatitjesh për eventin.

Me publikimin e videos së re, Rihanna duket se ka dashur t’u japë fund spekulimeve për probleme në marrëdhënien e tyre.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kompanite qe fitojne miliarda nga lufta ne iran 69fde6e048e20
Lajmi i mëparshëm

Kompanitë që fitojnë miliarda nga lufta në Iran

Të fundit nga

ShkoLartë