Rezulton i zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 66 vjeçarit nga Peja

1 minut lexim

Një 66-vjeçar nga Peja rezulton i zhdukur tash e disa ditë.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Gëzim Trankaniqi.

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është:  Gёzim (Shaban) TRAKANIQI i lindur me 25.05.1957 në Pejё”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected].

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ish-deputeti i PD-së: Kompania në pronësi familjarëve të deputetit Xhemal Qefali ka përfituar transaksione me vlerë totale 21.8 miliard lekë!

Story i radhës

GJND urdhëron Izraelin që “menjëherë të ndalë” ofensivën në Rafah

Të fundit nga