rexhep memedi i pergjigjet ali ahmetit per 22 vite e late studenicanin ne harrese 6a1ee3a5d9123

Rexhep Memedi i përgjigjet Ali Ahmetit: Për 22 vite e latë Studeniçanin në harresë

June 2, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Spitalit për Fëmijë dhe funksionar i VLEN-it, Rexhep Memedi, i ka reaguar kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, pas vizitës që ky i fundit dje i bëri Studeniçanit. Sipas tij, Ahmeti për 22 vite pushtet ka patur zero investime në këtë komunë, duke i lanë në harrës ushtarët e UÇK-së nga kjo anë.
Ja dhe statusi i plotë i tij:
Për 22 vite pushtet, e lan pa ujë për pije e pa kushte elementare Batincën e Koliçanin edhe vendbanimet tjera të Karshiakës!!!
Për 22 vite pushtet, zero investime qeveritare në Komunën e Studeniçanit!!!
Për 22 vite pushtet, vetëm një zëvendësdrejtor i ofruan Karshiakës, i detyruan njerëzit të paguajnë me mijëra euro për një vend pune dhe i lan në harresë ushtarët e UÇK nga kjo anë!!!
Për 22 vite pushtet janë sjellur me nënçmim dhe përbuzje ndaj Karshiakës!
Tash, pas 22 viteve arrogancë ndaj Karshiakës, vjen këtu në rajonin që e lat më të pazhvilluar në krahasim me gjitha viset tjera shqiptare dhe nga këtu kritikon kryeministrin e shtetit që hapëron larg nga ne në zhvillim e përparim, pra sulmon patriotin shqiptar, burrështetasin- kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurtin !!!!
Gabove rëndë A.A !!!
Mjaft se na turpëruat!
Mjaft me poshtërsitë ndaj Studeniçanit!
Mjaft me mashtrime, sepse Studeniçani dhe e gjithë Karshiaka ju njeh mirë se kush jeni ju e kush është kryeministri Albin Kurti!

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

amber turner mahnit me bikini ne shqiperi bashkohet me lauren goodger dhe ella rae wise per xhirimet e reja 6a1ee0fbc7741
Lajmi i mëparshëm

Amber Turner mahnit me bikini në Shqipëri, bashkohet me Lauren Goodger dhe Ella Rae Wise për xhirimet e reja

dy kandidate per anetare te keshillit gjyqesor kaluan filtrin e komisionit parlamentar 6a1ee4f2a8883
Lajmi i radhës

Dy kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor kaluan filtrin e komisionit parlamentar

Të fundit nga

ShkoLartë