dy kandidate per anetare te keshillit gjyqesor kaluan filtrin e komisionit parlamentar 6a1ee4f2a8883

Dy kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor kaluan filtrin e komisionit parlamentar

June 2, 2026
1 minut lexim
Keshilli Gjyqesor ok

Me 7 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”, kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Artin Islami dhe Feuzi Xhaferi e kaluan filtrin e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Kandidatët i propozoi deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku. Ai theksoi se dy kandidatët me përvojën dhe profesionalizmin e tyre do të mund të ndikojnë në rritjen e besimit të këtij institucioni të rëndësishëm në sistemin gjyqësor. Dy kandidatët e propozuar ishin në listën e 7 të paraqiturve në konkurs. Kandidatët që nuk e kaluan filtrin janë Sabedin Dauti, Shpresa Dauti, Elvir Iseini, Fatmir Emrullai dhe Fadil Xhelili. Kandidaturat duhet të marrin pëlqimin në seancë plenare. Kjo është hera e tretë që po tentohet zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor./Alsat.mk.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rexhep memedi i pergjigjet ali ahmetit per 22 vite e late studenicanin ne harrese 6a1ee3a5d9123
Lajmi i mëparshëm

Rexhep Memedi i përgjigjet Ali Ahmetit: Për 22 vite e latë Studeniçanin në harresë

Të fundit nga

ShkoLartë