Revolucion te Real Madridi

August 13, 2023
min lexim

Një projekt i bazuar te të rinjtë. Kjo është politika që Real Madrid ka zgjedhur të ndjekë për sezonin e ri, i pari për Los Blancos pa Karim Benzema pas 14 vitesh, me francezin që ka shkuar në Arabinë Saudite.

Më pak senatorë në fushë, më shumë të rinj të talentuar. Dhe sinjali ka ardhur që në ndeshjen e parë të La Liga-s të Real Madrid kundër Bilbao-s, me fitoren 2-0  të arritur kundër Athtletic.

Carlo Ancelotti, në vitin e tij të fundit në stolin madrilen para se të shkojë në Brazil për të drejtuar Seleçao-n, ka hedhur në fushë një formacion titullar me një moshë mesatare prej 24.7 vitesh, formacioni titullar më i ri i Real-it në pesë sezonet e fundit.

Një revolucion total nëse mendohet se më pak se 3 muaj më parë (ishte 24 maji) Los Blancos kanë zbritur në fushë kundër Rayo Vallecano-s me një moshë mesatare prej 30,1 vjeç, e gjashta më “e moshuar” në historinë e klubit.

Revolucioni ka kaluar nga dy faktorë: merkato dhe zgjedhjet. Pasi u fol për lamtumirën e Benzema, siç ka ndodhur në vitet e fundit, Real-i ka vendosur të investojë te të rinjtë, duke shpenzuar 130 milionë euro për Bellingham (20 vjeç), Guler (18) dhe Fran Garcia (23), përveçse ka kthyer në Madrid Brahim Diaz (23) për të zëvendësuar Asensio-n.

Merkato, por edhe zgjedhje. Po, sepse Ancelotti ka lënë në stol në ndeshjen e San Mames dy kolosë si Modric dhe Kroos, duke hedhur në fushë “brezin e ri” me  Valverde, Tchouameni dhe Camavinga, pa harruar Bellingham prapa krahëve të Rodrygo dhe Vinicius Jr.

Të gjithë të rinj në moshë, por veteranë nëse mendohet se Camavinga, pikërisht kundër Bilbao-s, ka luajtur ndeshjen e tij numër 100 me Real Madrid-in dhe është vetëm 20 vjeç.

Në mënyrë të pashmangshme, e gjithë vëmendja ka qenë te Jude Bellingham, i cili ka bërë debutimin me madrilenët. “Zotërisë 100 milionë” i janë dashur vetëm 36 minuta për të gjetur golin e parë zyrtar me një perlë të vërtetë.

Një gol për rekord duke parë se anglezi është bërë lojtari i tretë më i ri që shënon në debutimin e tij në La Liga me Real Madrid në shekullin e 21-të në moshën 20 vjeç e 44 ditë, pas Rodrygo-s (18 vjeç e 259 ditë kundër Osasuna-s në 2021-shin) dhe Camavinga (18 vjeç e 306 ditë kundër Celta Vigo-s në 20210shin).

Çfarë kanë të përbashkët këta tre lojtarë? Janë të gjithë në dispozicion të Ancelotti-t në këtë sezon. Përveç rekordit, Bellingham ka bërë për vete edhe real-in me personalitetin e tij siç tregon një e dhënë tjetër: anglezi, në fakt, ka luajtur ndeshjen e tij më të mirë në karrierë për sa u takon dueleve të fituara (13 nga 16).

Europa është e paralajmëruar: Real-i ka ndërmend të kthehet në majë me të rinjtë e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ambasadori i Japonisë në Serbi: E mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

Story i radhës

Vrasje me armë zjarri në Itali/ Arrestohet në Vlorë 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë