Resnje, kapen dy vetura të mbushura me dru pa dokumentacion

1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se dje në Resnje janë konfiskuar dy automjete që po transportonin dru zjarri, pa dokument përkatës.

Nga MPB thonë se punonjësit e N.P. “Pyjet Kombëtare” kanë bërë matjen e druve, pas së çka janë konfiskuar automjetet me drurët ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresa përkatëse.

“Me datë 11.11.2022, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë në Resnje kanë sekuestruar një automjet “Zastava” pa targa, i drejtuar nga E.K. (34) nga Resnja, i ngarkuar me dru zjarri pa vulë dhe dokumentacion dhe automjet tip “Shkoda Felicia” pa targa që po drejtohej A. M. (19) nga Resnja, gjithashtu i ngarkuar me dru dushku pa vulë dhe dokumentacion”, thonë nga MPB.

Story i mëparshëm

Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia do bisedime të paqes në Ukrainë

Story i radhës

Taravari: Në opozitë apo në Qeveri, do ti votojmë ndryshimet kushtetuese

Të fundit nga