reshjet e shiut rrisin nivelin e ujerave ne drenas kerkohet kujdes 696242509b373

Reshjet e shiut rrisin nivelin e ujërave në Drenas, kërkohet kujdes

January 10, 2026
1 minut lexim

Pas vërshimeve që kanë prekur Komunën e Drenasit ditët e fundit, reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës po vazhdojnë të rrisin nivelin e ujërave. Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe kompanive për kujdes të shtuar, bashkëpunim dhe solidaritet në rast të përkeqësimit të situatës.

“Ekipet emergjente kanë inspektuar zonat që ishin më kritike gjatë këtyre ditëve dhe kanë ndërmarrë veprime për stabilizimin e gjendjes, përfshirë edhe pastrimin e rrugëve kryesore nga bora. Zyrtarët komunalë po qëndrojnë në terren dhe janë duke u marrë me përmirësimin e situatës së krijuar nga vërshimet.Gjatë këtyre ditëve, janë vizituar disa familje të prekura nga vërshimet, të cilat janë mbështetur me pako ushqimore falë donatorëve. Ndihmat janë shpërndarë për familjet me nevojat më të mëdha”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Ndërkohë, qytetarët kanë filluar paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve. “Tri komisione komunale do të dalin në terren për regjistrimin e dëmeve në ekonomitë familjare, biznese dhe sektorin bujqësor. Po ashtu, janë vlerësuar edhe dëmet infrastrukturore dhe pritet që së shpejti të fillojnë ndërhyrjet për sanimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Komuna e Drenasit ka falënderuar qytetarët dhe kompanitë për solidaritetin, bashkëpunimin dhe durimin e treguar, duke theksuar se do të mbetet e përkushtuar që, brenda mundësive ligjore, të jetë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jemi ne mes te nje lufte zyrtari i larte iranian izraeli qendron pas pershkallezimit te tensionit dhe problemeve brenda vendit 69623d26df5e8
Lajmi i mëparshëm

“Jemi në mes të një lufte”, zyrtari i lartë iranian: Izraeli qëndron pas përshkallëzimit të tensionit dhe problemeve brenda vendit

avdyli me ka ndodhur te gaboj emrin e nuses dhe dhendrit ne fejese 6962437443739
Lajmi i radhës

Avdyli: Më ka ndodhur të gaboj emrin e nuses dhe dhëndrit në fejesë

Të fundit nga

Sulme të reja në Teheran

Raportohet se sulme të reja kanë shpërthyer në kryeqytetin iranian, Teheran. Lajmin e ka bërë të ditur BBC, duke iu referuar burimeve të veta të sigurta. Mediat lokale iraniane gjithashtu po raportojnë

Aktori Chuck Norris shtrohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur hollivudian Chuck Norris është shtruar në spital në Hawaii. Portali amerikan TMZ publikoi lajmin duke cituar burime me njohuri të drejtpërdrejta për ngjarjen. 86-vjeçari është shtuar me urgjencë në
ShkoLartë