reshjet e medha shkaktuan vershime dhe rreshqitje dheu ne prizren qeveria qendroi anash 695ff3af8d020

Reshjet e mëdha shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje dheu në Prizren, Qeveria qëndroi anash

January 8, 2026
min lexim

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj ka deklaruar se gjashtë familje janë evakuar për shkak se lumi “Drini i Bardh”, ka dal nga shtrati dhe ka depërtuar në shtëpitë e tyre.

Në këtë komunë nuk ka viktima, por dëme materiale iu janë bërë disa familjeve, të cilave komuna nuk ka mundësi t’i ndihmojë.

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, Totsaj thotë se dje ka pasur pak më shumë probleme.

Totaj: Ka dëme nga vërshimet, qeveria qendrore ka qëndruar anash

“Lumi Drini i Bardhë ka dalë prej shtratit edhe në disa zona, vende pak më të ulëta, ka hyrë nëpër shtëpia edhe banorët ka qenë dashtë me i evakuuar. Nja pesë, gjashtë familje janë evakuuar, kanë shkuar te familjarët e tyre, mirëpo ka bërë dëme materiale nëpër shtëpitë e tyre dhe nëpër disa biznese. Sot kam informacione që niveli i ujit të lumit Drini i Bardhë ka rënë për nja 1 metër e gjysmë afërsisht, edhe ngadalë po tërhiqet uji, edhe po besojmë që për shkak se nuk do të bie shi më, problemet do të jenë më të vogla. Po tash kemi probleme të natyrës tjetër, në mirëmbajtjen e rrugëve për shkak të borës. Përndryshe dëmet janë në kufijtë e asaj që mund të quhet e menaxhueshme. Edhe mund të them se qeveria qendrore ka qëndruar anash, nuk është kyç, sikur ata të ishin kyç, ata kanë resurse më tepër, kanë kapacitete më të mëdha dhe do të mund t’i ndihmonim më tepër, jo neve, po qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmën e tyre”, tha ai.

Sipas tij, deri më tani, andej ka lëviz lumi Drini i Bardhë, konkretisht zona e Hasit, ka qenë më e dëmtuar, po edhe zonat periferike të qytetit të Prizrenit.

Ai shtoi se në qytet nuk ka pasur shumë probleme, kurse këto pjesë periferike dje kanë ndërmarrë masa për t’i zbutur pasojat.

Totaj:Në fshatin Lubinjë ka pasur rrëshqitje të dheut

“Në mesnatë diku afërsisht, kanë dalë ekipet emergjente në qytetin, në fshatin Lubinjë, ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe e kanë deblloku rrugën. Pra, zona e Hasit”, tha ai.

Komuna e Prizrenit, sipas Totajt, vazhdon t’i ketë në gjendje gatishmërie ekipet emergjente, të cilat vazhdojnë të jenë në terren, por se dëmet nuk mund të vlerësohen derisa të qetësohet gjendja në terren.

Totaj: Sa i përket kompenzimit të dëmeve, komuna nuk do të ketë mundësi

“Dëme, apo viktima, nuk ka pasur. Për sa i përket kompenzimit të dëmeve, komuna nuk do të ketë mundësi me i bë ato gjëra, mirëpo pasi të bëhet vlerësimi i dëmeve, do t’iu rekomandojmë që të drejtohen qeverisë, sepse qeveria ka resurse, ka kapacitete, ka buxhet edhe mundet me u kompenzu ato. Tek e fundit, atë qeveri që e kanë votuar, nga ajo duhet të kërkojnë ndihmë”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vjosa doli nga shtrati uji hyn edhe ne autostraden vlore levan 695ff193ba417
Lajmi i mëparshëm

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

kushtrimi e pyet xheneten a te kam munguar une 695ff4d3dd173
Lajmi i radhës

Kushtrimi e pyet Xhenetën: A të kam munguar unë?

Të fundit nga

Nis sanimi i dëmeve nga vërshimet në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj me bashkëpunëtorët sot në mëngjes ka dalë në terren për të parë nga afër zonat e përmbytura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura
ShkoLartë