reshjet e dendura te shiut ne vend rritet ndjeshem niveli i lumit vjose 695d486819cfe

Reshjet e dendura të shiut në vend, rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë

January 6, 2026
1 minut lexim

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë bërë që niveli i lumit Vjosë të rritet ndjeshëm, duke arritur rreth pesë metra tek Ura e Mifolit.

Siç raporton gazetari Mikel Marsi, burime nga zona e Përmetit bëjnë me dije se reshjet e dendura kanë vijuar për disa orë me radhë dhe po bien jo vetëm në këtë zonë, por në të gjithë jugun e vendit.

Si pasojë, disa lumenj të vegjël dhe përrenj qe shkarkojnë ujërat e tyre në Vjosë, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të saj. Sipas informacioneve nga Përmeti, shirat po vijojnë me intensitet të lartë, çka pritet të sjellë rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës gjatë orëve në vijim, veçanërisht në orët e para të ditës së nesërme.

Ndërkohë, autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë banorëve të zonave që preken nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati të marrin masa paraprake, pasi situata pritet të përkeqësohet në orët në vazhdim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

me 12 janar temperaturat zbresin ne minus 9 grade 695d3bd101e10
Lajmi i mëparshëm

Më 12 janar temperaturat zbresin në minus 9 gradë

shperthen serish per valencian 695d48b479ed1
Lajmi i radhës

Shpërthen sërish për Valencian

Të fundit nga

ShkoLartë