Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Faton Ahmeti sot ka qëndruar në Gostivar ku janë lëshuar në përdorim hapësira të reja në repartin Gjinekologjik dhe obstetrikë në spitalin Ferid Murad. Sipas drejtorit Ahmeti, pavarësisht peripecive të shumta po modernizohen spitalet në vend.
Sot në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar lëshuam në përdorim hapësirat e reja për Repartin e Gjinekologjisë dhe obstetrikës si dhe Repartin Internistik – Njësia intensive koronare.
Bashkë me kolegë nga pushteti qëndrorë, udhëheqësinë e spitalit dhe stafin përuruam solemnisht ambientet e reja me standarde bashkëkohore.
Sot të gjithë ne bashkë, dëshmuam se pavarësisht sfidave dhe peripetive pandemike dhe ekonomike, mund t’ia dalim për të realizuar projekte dhe modernizojmë edhe më tej shërbimet shëndetësore për qytetarët tonë.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=392960322841655&set=pcb.392961026174918