Manchester City në bisedime të avancuara me mesfushorin portugez

Manchester City janë gati të bëjnë edhe një goditje tjetër në merkaton e verës.

Lojtari i Sportingut të Lisbonës, Matheus Nunes është në radarin e Manchester City dhe duket se ‘Citizens’ do të bëjnë një lëvizje drejt tij.

Raportime nga Portugalia bëjnë të ditur se liderët e Premier League po prijnë garën për të nënshkruar me lojtarin.

Kartoni i Matheus Nunes pritet t’i kushtojë skuadrës së Pep Guardiola 40 milionë euro.

Nunes pëlqehet shumë nga Guardiola dhe City thuhet se do të transferojnë domosdoshmërish një mesfushor gjatë verës.

23 vjeçari është më afër me Man City, ndonëse interesim për të ka pasur edhe nga skuadra të tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reparti Gjinekologjik dhe obstetrik tek “Ferid Murad” me hapësira të reja, Ahmeti: Po modernizojmë spitalet

Story i radhës

Gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë me vullnetin e tyre në testamente, sipas avokatëve

Të fundit nga