renia e tims policia nuk ishte sulm kibernetik punime per permiresim dhe mirembajtje te sistemit 634fb2df521cd

Rënia e TIMS/ Policia: Nuk ishte sulm kibernetik, punime për përmirësim dhe mirëmbajtje të sistemit

October 19, 2022
1 minut lexim

Policia ka sqaruar opinionin publik në lidhje me rënien e sistemit TIMS, gjatë mbrëmjes së të martës.

Në njoftim bëhet me dije se nuk ka patur sulm kibernetik por janë bërë ndërhyrje në kuadër të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sistemit.

Gjithashtu bëhet me dije se ndërprerje të shkurtra do të bëhen edhe në vijim por pa shkaktuar pengesa në lëvizjene qytetarëve.

Aktualisht, puna vijon normalisht në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Sqarim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me disa lajme të publikuara mbrëmjen e djeshme, në disa media dhe portale, në të cilat është pretenduar se ka ndodhur përsëri sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS, sqarojmë opinionin publik se:

Ndaj sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme, nuk ka ndodhur sulm kibernetik, por në kuadrin e përmirësimit dhe rritjes së performancës së sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme u realizuan disa procese të parashikuara mirëmbajtjeje, të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor, në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Konfirmojmë se pas ndërhyrjes së shkurtër, mbrëmjen e djeshme, sistemi TIMS vijon të jetë funksional, në të gjitha pikat kufitare.

Sqarojmë se edhe në ditët në vijim, do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor, në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme, me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit TIMS.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme që kanë impakt tek qytetarët, të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përkatëse të Policisë së Shtetit.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

aktorja e klanifornia s zbulon thashethemin me te cuditshem per te 634fb2d720cec
Story i mëparshëm

Aktorja e ‘Klanifornia’-s zbulon thashethemin më të çuditshëm për të

sonte ne prishtine organizohet mbremje japoneze 634fb30c9baec
Story i radhës

Sonte në Prishtinë organizohet mbrëmje japoneze

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë