Aktorja e ‘Klanifornia’-s zbulon thashethemin më të çuditshëm për të

Aktorja e njohur, Cubi Metkaj ka qenë së fundmi e ftuar në “Shije Shtëpie” ku ka folur për jetën e saj personale por edhe atë artistike. Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe tek një thashethem për jetën e saj.

“Për mua personalisht unë gjithmonë e kam mbajtur larg vëmendjes së publikut jetën time personale…Gjithmonë o ka një burrë… Madje së fundmi më bënë edhe ka një femër kjo përkrah”, theksoi aktorja.

Cubi tha se gjithnjë ka dashur që jetën private ta mbajë sa më diskrete sepse nuk dëshiron që të cënohen padashur njerëz.

“Po tani, njerëz të gjallë jemi, thashë hajt po e provojmë doli që doli. Por gjithmonë jam përpjekur që jetën time personale ta mbaj absolutisht larg, sa më larg të jetë e mundur, sepse dashur padashur njerëzit cenohen. Këta njerëz, që ndonjëherë shkruajnë, qoftë edhe në mënyrë arrogante apo komentet etj, edhe ai është si puna ime, ka një familje, ka një nënë, ka një motër, ka një vëlla, ka një partner, partnere, fëmijë etj me radhë dhe këta harrojnë që edhe ne, edhe pse jemi personazhe publike, pas kësaj kamerës apo televizorit, kemi një jetë personale dhe këta njerëzit tanë lëndohen po njësoj dhe shkon në një dimension akoma dhe akoma më të gjerë që ti duhet të punosh mirë me veten, por edhe me njerëzit e tu, me familjarët e tu, pra është një zinxhir shumë i gjatë . Dhe e mira është, të paktën për mua, në këndvështrimin tim, për ta mbajtur sa më larg të jetë e mundurme sa më shumë forcë dhe fuqi të kesh. Pastaj çfarë do ti të ndash, është në dorën tënde absolutisht”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Momenti kur rusët gjejnë të gjallë pilotin pas rrëzimit të avionit bombardues

Story i radhës

Rënia e TIMS/ Policia: Nuk ishte sulm kibernetik, punime për përmirësim dhe mirëmbajtje të sistemit

Të fundit nga