Rendi botëror bipolar rus në ëndërrat e Putinit!

October 30, 2022
min lexim

Në këtë përshkrim të pjesshëm do përshkruhen rrugëtimet e strategjisë tinzare ruse dhe rusofile!
Këto janë mundësitë dhe mënyrat se si regjimi i Putinit koordinon përdorimin e tyre për të arritur objektivat e tij strategjike!

-Këto operacione të ndikimit rus, përfshijnë një një mori metodash të larmishme, veprime këto në vazhdimësi edhe në paqe, në kriza dhe në luftë, shkruan,Paul Fjellmo Grøstad në temën e magjistraturës!
Vladimir Putin, i është referuar rënies së Bashkimit Sovjetik si “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të” (BBC News, 2005).( …..)
Në dritën e deklaratave të tjera, ka të ngjarë se ai nuk vajtoi për rënien e komunizmit, por për rënien e rendit botëror bipolar dhe pozitën e pushtetit të Rusisë brenda tij! «Ky ç’rregullim bipolar është edhe një lloj sëmundje mendore i shoqëruar me dy pole dhe ato janë; mania, (ngazëllimi) dhe depresoini (humori i ulët)»

Pikat që vijojnë në tekst janë një përmbledhje vlerësimesh, për kërcënimet e shërbimeve sekrete intelegjente ndaj Europës dhe Amerikës!.Këtë përimtësim e bën pedagogu i njohur në Akademinë Ushtarake Norvrgjeze, Geir Hågen Karlsen.

-Autori i kësaj maskarade është Rusia, e cila ka ushtruar ndikim të gjerë politik dhe është parë gjithmonë si një kërcënim serioz i demokracisë botërore.
Aktiviteti është rritur ndër vite dhe pritet të vazhdojë rritën!
Një tjetër lojtar tejet i rrezikshëm për SHBA-në është Kina!

Shqetësimi lidhet veçanërisht me teknologjinë dhe varësinë nëpërmjet investimeve të mëdha kineze.
-Përmes ndikimit politik, ata duan të sigurojnë qeverinë aktuale, se duan të dominojnë fqinjët e tyre, dhe duan të trajtohen si një fuqi e madhe.

Të gjitha operacionet e ndikimit, mbështesin përpjekjet për të nda NATO-n dhe BE-në.
Ata gjithashtu do të mundohen ndikojnë që t’u largohen sanksionet e vendosura pas ndërhyrjes në Ukrainë në 2014, dhe tani në 2022!

Në Norvegji, ata janë veçanërisht të interesuar për zonat nordike, eksportet e energjisë dhe praninë ushtarake të aleatëve.

Në Suedi dhe Finlandë do të mundohen të pengojnë afrimin me NATO-n.
Situatën e brendshme ruse, gjithnjë e pasigurt, mund ta shohim si shkas për të përfituar nga një konfrontim me Perëndimin, por se esenca është që të bashkohet vendi-mbretria Putiniane!

-Qasja tjetër, përqaj dhe sundo ndaj popujve të tjerë është mjaft e thjeshtë, ajo krijon mosmarrëveshje brenda një vendi dhe ndërmjet vendeve, duke minue besimin në demokraci dhe institucione, këto çështje polarizuese “përforcohen” mbrapsht përmes mediave sociale si fakte të “vërteta”!
-Shfrytëzojnë pakicat, refugjatët, ekstremistët dhe varfërinë!

Ajo, është përpjekur sistematikisht të përdorë pakicat ruse të cilat jetojnë jashtë vendit si një lloj kanali për ndikim dhe destabilizim, por pa ndonjë sukses të rëndësishëm deri më tani!
Një arsye e shëndodhë është se, (dje edhe sot) në shumë mënyra është më mirë të jesh rus në vendet perëndimore sesa në Rusi.

Shumica dërrmuese e pakicës ruse që jeton në perëndim, i përshtaten rrethit, duke u munduar të krijojnë jetë më të mirë të mundshme për veten dhe familjet e tyre)!
-Një kërcënim tjetër është përmes intelegjencës dhe agjentëve të ndikimit, kur persona të punësuar jashtë Rusisë, lakmojnë, ose edukohen që të punojnë njëkohësisht edhe për shërbimet intelegjente, të quajtur si agjentë të ndikimit.
Rasti i fundit i spiunit rus, (si brazilian) kur, zotriu u vendos në Norvegji me një pasaportë braziliane me emrin José Assis Giammaria (37), por policia beson se ai është një shtetas rus i quajtur Mikhail Valeriyevich Mikushin” (44).
Këta mundohen të marrin informacione, të përhapin propagandë ose të ndikojnë në proceset e vendimmarrjes politike dhe shtetërore! Të njejtin shërbim e bëri edhe ish politikani dhe diplomati Arne Treholt, (ai ishte një ish-nëpunës civil dhe politikan norvegjez), i cili në vitin 1985 u dënua për spiunazh në dobi të Bashkimit Sovjetik dhe Irakut, u nderua me 20 vjet burg dhe u konsiderua si një nga agjentët më të rëndësishëm të Bashkimit Sovjetik)!

Kështu rekrutohen njerëzit nga të gjitha nivelet, i ulët ose i mesëm, si politikanë të rinjë, burokratë, gazetarë ose tipa të biznesit!
-Sulmet kibernetike si veprime të mundëshme, mund të kryhen nga organizatat e inteligjencës, rrjetet kriminale ose nëpërmjet kompanive kompjuterike, dhe droneve të dirigjuara!
Në rast konfliktesh të mëdha, është e mundëshme të ndodhin sulme kundër cilës do infrastrukturë, rrjeti të telekomunikacionit, furnizimit me energji elektrike, eksportit të gazit dhe naftës për në Evropë, nëpër banka, mediat dhe resurse të tjera jetike!
Inteligjenca amerikane i ka parapa sulmet ruse ndaj infrastrukturës së fqinjëve dhe rajonit!
Rusët janë tejet të shpejtë në kohë, ndërsa Kinës i nevojiten ditë dhe javë për të qenë të efektshëm dhe të shpejtë ndaj shkatrrimit të infrastrukturës!
Ç’kyqja e gazsjellësit!
Rusia është/ishte furnizuesi kryesor i energjisë në Evropë, ajo gjithnjë e ka përdorur këtë burim si presion politik. Ky biznes i kontrolluar nga shteti Putinian ishte evident, kur ai injoronë prioritetet normale ekonomike, me efekte strategjike dhe politike për të krijua varësi ekonomike dhe pastaj vazhdon presioni!
Rusia, e strukur pas organizatave ndërkombëtare, gjatë
Luftës së Ftohtë, si Bashkim Sovjetik, mbështeti dhe financoi një rrjet të gjerë brenda lëvizjes së paqes dhe gjetkë, që të punojnë për interesat ruse!
Kjo strategji vazhdon edhe sot, veçanërisht në Evropën Lindore .
«Ky “virus i rrezikshëm”, mund të gjendet edhe brenda organizatave të interesit, politikës, kërkimit, medias, biznesit dhe grupeve radikale, raciste dhe fetare»!

«Është për të ardhë keq se si një çmim Nobel u turpërua përpara ndërgjegjes njerëzore kur financimet rusoserbe yshtën përzgjedhësit e Petter Handkes, dhe ai nuk dhe ngurrojë fare të lavdrojnë kasapin e Ballkanit, Millosheviqin»!
-Rusia është treguar e aftë në rishkrimin e historisë dhe ripërcaktimin e realitetit për të legjitimuar veprimet e saj.
Trashëgimia kulturore është në të shumtën e rasteve, një viktimë aksidentale e luftës dhe nuk është e pazakontë që vlerat kulturore të vihen në shënjestër!

«Në Ukrainë janë të freskëta këto afera terrori ndaj këtyre vlerave!
Edhe sateliti i Rusisë, Serbia është një lloj antene përquese e metodave fashiste për Rusinë e Putinit»!
-Forcat ushtarake po përdoren për të dërguar sinjale, dhe për të ushtruar presion ushtarak që të bëhen lëshime politike!
Në gusht të këtij viti, Rusia kreu stërvitje të mëdha me flotën e saj detare dhe avionët, jo larg kufirit nga pjesa veriore Norvegjeze, 1000-1500 kilometra nga bazat ruse.

Kjo stërvitje ishte e lajmëruar, por aspak shembull i fqinjësisë së mirë. Tani kemi fillua të i njohim fqinjët!
Ata kanë kryer të shtëna me snajper, kanë simuluar sulme ajrore kundër objektivave norvegjeze dhe kanë shkaktuar shqetësim për sigurinë e njerëzve duke bllokuar vazhdimisht sinjalet GPS në ato zona….!
Edhe Britania ka përjetuar të paktën dy raste likuidimesh, në vitin 2006!Më 2018, agjentët rusë janë paditur për tentativë për grusht shteti në Mal të Zi.
Tekstin e përshtati;
Hamdi Rafuna

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kapitulli 24 i Raportit të BE-së: Të përmirësohet hetimi, ndjekja penale dhe dënimi i rasteve të krimit

Story i radhës

Tragjike! Shkëputet shkëmbi, zë poshtë brenda në banesë nënën e djalin

Të fundit nga

ShkoLartë