Regjistrohen dy viktima dhe 34 raste të reja me Covid-19

1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 598 teste, ndërsa janë regjistruar 34 raste të reja me Covid-19.

Nga numri total i rasteve pozitive (34), janë regjistruar 9 riinfeksione.

Nga MSH njoftojnë se janë regjistruar 47 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar dy humbje jete nga Shkupi (72 vjeç) dhe Prilepi (77 vjeç). Një person ka humbur jetën në shtëpi dhe një në spital. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën prej 17.09 deri më 01.10.2022.

Story i mëparshëm

Brenda datave 19 deri më 24 tetor, 3 shenjave të horoskopit u hapet “porta” e parave

Story i radhës

Interneti satelitor Starlink po vjen në fluturime ajrore në 2023

Të fundit nga