Regjistrohen 1.269 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.047 teste, ndërsa janë regjistruar 1.269 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 162 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 848 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë regjistruar 14 viktima nga coronavirusi. 4 persona të vdekur nga Shkupi (53, 64, 84 dhe 85), dy të vdekur nga Ohri (75 dhe 88), Struga (71 dhe 84) dhe Koçani (67 dhe 79) dhe një nga Dellçeva (73), Kumanova (74), Prilep (70) dhe Strumicë (62).

Në regjistrin “Termini Im” poashtu janë regjistruar edhe 11 viktima. Shkupi (2), Tetova (2), Koçani (2), Prilep (1), Dojran (1), Kavadar (1), Ohër (1) dhe Kumanovë (1).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 288.750, numri i të shëruarve është 269.862, numri i të vdekurve është 8.793, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.095.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtarakët e FSK-së lirohen nga pagesa e udhëtimit në transportin urban të Prishtinës

Story i radhës

Klopp tregon nëse Henderson do të jetë i gatshëm kundër Interit

Të fundit nga