​Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të dënuarit T.S., për keqpërdorim të pozitës

Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit T.S., nga Shtimja, për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit, e ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, i dënuari T.S. është shpallur fajtor për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar dhe i është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej një viti. 

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Gjykata e Apelit e ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të të dënuarit duke e ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë përkitazi me vendimin mbi dënimin dhe të dënuarit i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej tetë muajve. Derisa në pjesën tjetër aktgjykimi ka mbetur i pandryshuar. 

“Sipas shkresave të çështjes, i dënuari gjatë vitit 2017 dhe 2018 si person zyrtar-Inspektor i Ndërtimtarisë në Komunën e Shtimes nuk i ka përmbush detyrat zyrtare në pajtim me Ligjin mbi Ndërtimin, nr.04/L-110 meqenëse nuk i ka ndërmarrë veprimet ligjore për ta ndalur ndërtimin pa leje ndërtimore të dy shtëpive, pronar i të cilave ishte H.Sh. dhe se gjatë inspektimit të punimeve ndërtimore në muajin shtator 2017 nuk ka hartuar fare procesverbal për të konstatuar ndërtimin pa leje dhe nuk ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve por ka bërë marrëveshje me pronarin që t’ia kryej projektin e ndërtimit për shumën prej 500 (pesëqind) €, duke i siguruar se mund ta vazhdojë ndërtimin e shtëpisë dhe se nuk do të ketë kontrolle tjera, ndërsa në muajin prill të vitit 2018, përsëri ka bërë marrëveshje me pronarin e shtëpisë i cili ka filluar ndërtimin e shtëpisë së dytë dhe për çmimin prej 580 (pesëqindetetëdhjetë) €, dhe i ka premtuar se do të bëjë projektin e ndërtimit duke i garantuar se mund ta vazhdojë ndërtimin e shtëpisë dhe se nuk do të ketë inspektime nga askush”, thuhet në komunikatë. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestimi i Bllakos/ Deputeti i PD: Zyrat e shtetit janë përdorur si pronë private, pandëshkueshmëria të marrë fund

Story i radhës

Qevria miraton Informacionin për fillimin e programimit të Programit të Veprimit për vitin 2023 në kuadër të IPA 3

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish