Arrestimi i Bllakos/ Deputeti i PD: Zyrat e shtetit janë përdorur si pronë private, pandëshkueshmëria të marrë fund

SPAK i ka dërguar ditën e sotme një kërkesë Kuvendit ku i ka kërkuar arrestim e deputetit socialist Alqi Bllako i cili akuzohet në mënyrë direkte se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 14 milionë lekë të reja nga incineratori i Fierit.

Por për deputetin demokrat, i përfshirë është i gjithë zinxhiri i administratës, ndërsa thekson se koka e kësaj afere nuk janë as Bllako dhe as Koka.

Ndër të tjera ai thotë se mos publikimi i procedurës së incineratorëve, është shkelje e ligjit.

“Për mua koka e korrupsionit, nuk është Lefter Koka dhe as Alqi Bllako. Në të tre procedurat nga ajo që kemi konstatuar është i përfshirë gjithë zinxhiri i administratës.  Nga personi i parë që ka nisur hartimin e dokumenteve e deri tek personi i fundit që është kryeministri. Kështu është I përfshirë dhe pushteti vendor i të treja bashkive. Mos publikimi i procedurës është shkelje e ligjit. Këta nuk kanë frikë nga ligji. Kanë përdorur zyrën e shtetit si me e pas pronë private. Pandëshkueshmëria duhet të marrë njëherë e mirë fund në Shqipëri. Pushtetarët sot nuk kanë frikë nga ligji”, tha Gështenja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Raul me lëvdata për Xavin

Story i radhës

​Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të dënuarit T.S., për keqpërdorim të pozitës

Të fundit nga