Reforma Territoriale, Spaho: I nevojshëm ndryshimi i kufijve administrativë, problemet kryesore

February 15, 2022
1 minut lexim

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me ekspertë për Reformën Territoriale.

I pranishëm ishte edhe Mateo Spaho, dekan i Universitetit Luarasi, i cili prezantoi projektin i cili ka si synim të evidentojë në 5 Qarqe të Shqipërisë rastet në të cilat komunitetet paguajnë shërbime, por nuk i marrin.

Partia Demokratike në bashkëpunim me KAS, po zhvillojnë ditën e sotme një takim me ekspertë për Reformën Territoriale. I pranishëm në këtë takim është edhe profesor dhe zëvendës dekan i Universitetit Luarasi Mateo Spaho.

Sipas Spahoës në përfundim të këtij projekti në pah ka dalë domosdoshmëria  për të ndryshuar kufijtë administrativë në favor të lidhjeve gjeografike, infrastrukturore dhe kulturore, nevoja për të përforcuar Demokracinë Vendore e fuqizimin e decentralizimi fiskal.

Po ashtu nga intervistat që kanë marrë nga qytetarët, rezulton se cilësia e Shërbimeve duhet të rritet ndjeshëm kundrejt qytetareve dhe bizneseve.

Projekti është bërë me intervista në terren ku për qarkun Tiranë 60% e të pyeturve kanë vlerësuar negativisht veprimtarinë e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të Bashkisë Tiranë përsa i përket Infrastrukturës.

Po ashtu nënvizohet fakti se qytetarët nuk ndjejnë asnjë ndihmë ndaj biznesit nga ana e pushtetit vendor dhe reth 90% prej tyre nuk njeh ose nuk ka takuar asnjëherë Kryetarin e njësisë administrative ku ai banon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gashi: Politika ka dështuar nëse vazhdon ikja e të rinjve nga vendi

Story i radhës

Bekteshi: Jemi të interesuar për krijimin e gazsjellësit Petriç-Strumicë

Të fundit nga

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë