Reddit tashmë ka marrë kontrollin e një prej subreddit-ve më të mëdha r/malefashionadvice i cili ishte komuniteti më i madh ende duke protestuar në platformë lidhur me ndryshimet e çmimeve të API.
Subreddit-i tashmë është hapur që do të thotë se përdoruesit e Reddit mund të shfletojnë përmbajtjet në komunitet edhe pse në mënyrë të kufizuar ku vetëm disa përdorues mund të bëjnë postime të reja.
Ky komunitet kishte 5 milionë anëtare dhe ishte privat ende që kur protesta nisi ndërsa kërkuan që përdoruesit e tyre të kalojnë në Discord ose Substack.
Asokohe moderatorët prisnin që të hiqeshin pasi kanë marrë një mesazh nga një administrator i Reddit ku u thoshte se do të zëvendësoheshin nëse nuk e rihapin subreddit-in.
Tre ish moderatorët të r/malefashionadvice thanë për the Verge se ishin hequr nga subreddit-i të Enjten. Aktualisht komuniteti ka vetëm një moderator: ModCodeofConduct.
Nga ana tjetër Discord ka filluar të fitojë terren. Komuniteti i tyre kishte 2000 anëtar javën e kaluar ndërsa tani ka shkuar në 5000 anëtarë.
Tashmë subreddit-i më i madh ende privat është r/streetwear me afro 4 milionë anëtarë. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL