Nga sot hapet edhe një vendkalim kufitar mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin Maqedoni – Kosovë, do të jetë i hapur për kalim rrugor duke filluar nga data e sotme, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023.

Hapja e këtij vendkalimi bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit ndërkufitar të qytetarëve të të dyja vendeve.

Vendkalimi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 22:00, ndërsa për kalim do të vlejnë rregullat e njëjta si në vendkalimet tjera kufitare, gjegjësisht dokumentet për udhëtim.

Story i mëparshëm

Keni bërë plane? Ja çfarë moti do të mbajë në vikend

Story i radhës

Reddit merr kontrollin e komunitetit më të madh ende në protestë ndaj politikës së API

Të fundit nga