Reciprociteti: Ata merr na këqyrë, na këqyrë ata merr…!

October 30, 2022
1 minut lexim

Përtacia e shtresës së intelektualëve, filmaxhinjve, njerëzve të kulturës është e paskajshme, sa herë ndërrohen sistemet ndërrohen fjalët, dhe akuzat dërgohen diku tjetër, larg nesh… disa thonë që kishat ortodokse serbe kanë qenë dikur katolike-ilire, mirë e thënë, po ç’bënë intelektualët, priftërinjtë…, dhe “hyqmetlinjtë” tanë të mos ngrehin padi, akuza kundër Kishës ortodokse Serbe, që ua uzurpuan shqiptarëve pronësinë mbi to, pse nuk e kërkonin ndihmën e Vatikanit dhe t’i kthenin kishat në pronësinë e pronarëve të drejtë, Kishës katolike Shqiptare, apo për arsye se Vatikani akoma nuk e ka pranuar pavarësinë e Kishës katolike të Kosovës, pastaj na është thënë se faji është … lype fajin…nuk është thënë nga historiografia sllavo-greko -komuniste?!

Për të testuar atë që themi, thonë.., po minimizohet argumenti dhe ja hidhni një sy filmit ”Skënderbeu” të prodhuar në vitin 1953. Vini re: Regjia: Sergei Yutkevich, skenari: Mihail Papava, interpretojnë: Skenderbeu-Akaki Khorava, Hamza-Semion Sokolovski, Marash-Georgi Chernovolenko, Oleg Zhakov, Vladimir Belokulov…. dhe vetëm episodikisht, Besa İmami, Naim Frashri, Marije Logoreci janë shqiptarë, a duhet vetëm të flasim dhe të bëjmë zhurmë, të godasim njëri- tjetrin… le të punohet më shumë se të flitet…

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marrëveshja e grurit, Borrell: BE i kërkon Rusisë të ndryshojë vendimin e saj

Story i radhës

Ali Ahmeti: Në vitin 2001 isha me kallashnikov në krah, por pranova kompromis për 20%

Të fundit nga

ShkoLartë