Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në burgun e Peqinit, ku tre të paraburgosur kanë pasur një rebelim dhe janë konfliktuar me efektivët e policisë.
Bëhet fjalë për Kastriot Likjan, Arlind Dajën, Kreshnik Ibraliun të cilët janë rebeluar duke mos iu bindur urdhrave të policisë.
Fillimisht 2 të burgosurit janë përleshur me një të burgosur e tretë.
Policia ka ndërhyrë, por të burgosurit kanë goditur efektivët. Për 3 të burgosurit do merren masa nga drejtoria e Burgjeve
3 të burgosurit janë dënuar për vjedhje dhe dhunë në familje.