Reali heq dorë

Skuadra e Real Madrid nuk do të bëjë lëvizje drejt Erling Haaland, me vëmendje që tashmë është kthyer krejtësisht kah Kilian Mbape.

‘Dailystar’ raporton se ‘Los Blancos’ ka hjekur dorë nga ylli i Borussia Dortmund.

Ata nuk kanë interesim, pasi Mbappe është prioriteti dhe kushtet ekonomike nuk mundësojnë lëvizje për të dy sulmuesit. Barcelona ka pasur interesim për lojtarin, por edhe ata kanë të kufizuara hapësirat financiare.

Gjasat janë të mëdha që me Real e Barcelona jashtë gare, tani norvegjezi mund të përfundojë në Premierligë. Man. Junajted, Man. Siti, Liverpulli dhe Çellsijanë duke monitoruar situatën me sulmuesin norvegjez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sipas studimeve: Meshkujt shpenzojnë 7 orë në vit duke bërë këtë gjë në tualet

Story i radhës

Muka: Durrësin do t’ua kthej qytetarëve të zakonshëm

Të fundit nga