Reali gjen zëvendësimin e Asensios, kërkon yllin e Bayernit

1 minut lexim

Sipas spekulimeve të shumta që po qarkullojnë, Marco Asensio do të largohet këtë verë nga gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Tani, thuhet se Reali veçse e ka gjetur zëvendësimin e Asensios, ku tani po synon që të sjellë në “Santiago Bernabeu” yllin e Bayern Munich, Serge Gnabry.

Kampioni evropian është duke e monitoruar situatën e kontratës së Gnabryt me Bayernin, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, Gnabry besohet se ka informuar gjigantin gjerman që nuk dëshiron ta rinovojë kontratën e tij me klubin, por është i hapur rreth qëndrimit në “Allianz Arena” edhe për një vit tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lavrov mbron pavarësinë e gjykatave në rajonet separatiste

Story i radhës

“Rama është hakmarrës, ndërsa Nano brilant”, ish-deputeti socialist tregon prapaskenat e 31-vjetorit të PS: Ai duhet të më urojë mua! Më telefonoi Gjiknuri dhe…

Të fundit nga