real madridi vazhdon me fitore mposht mallorca n e muriqit 622fc47a43cde

Real Madridi vazhdon me fitore, mposht Mallorca-n e Muriqit

March 14, 2022
1 minut lexim

Real Madridi ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit, pasi sonte regjistroi fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe rriti diferencën me Sevillan.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi pastër në udhëtim te Mallorca me rezultatin 0:3.

Të tre golat nga “Los Blancos” u shënuan në pjesën e dytë, derisa edhe sonte Karim Benzema regjistroi një paraqitje të shkëlqyeshme.

Sulmuesi francez shënoi dy gola në minutat 76 dhe 82. Kapiteni i madrilienëve golin e parë personal e shënoi nga pika e bardhë.

Para dy golave të Benzemas, kishte shënuar sulmuesi brazilian, Vinicius Jr, në minutën e 55-të.

Vlen të theksohet se Vedat Muriqi ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen sonte te skuadra vendase.

Pas 28 xhirove, Real Madridi prin në tabelë tani me 66 pikë, dhjetë më shumë se Sevilla e pozitës së dytë.

Kurse, Mallorca ndodhet në pozitën e 16-të me 26 pikë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sanksionet ndaj moskes kryemadhi trecereku i politikaneve kane biznese me rusine 622fbf56a21ae
Story i mëparshëm

Sanksionet ndaj Moskës/ Kryemadhi: Treçereku i politikanëve kanë biznese me Rusinë!

enderroni shtepine ku jeni rritur ja cfare do te thote 622fc47e946e8
Story i radhës

​Ëndërroni shtëpinë ku jeni rritur – ja çfarë do të thotë

Të fundit nga

​24 vjet nga rënia e Komandant Tigrit

5 Shkup, 25 maj – Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri. Fadil Nimani ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës
ShkoLartë