Sanksionet ndaj Moskës/ Kryemadhi: Treçereku i politikanëve kanë biznese me Rusinë!

1 minut lexim

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaron se një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë kanë biznese të lidhura me Rusinë, duke përmendur midis tyre, burrin e ministres së Bujqësisë Frida Krifca.

Përmes një interviste të dhënë në Syri Tv, teksa komentoi sanksionet e vendosura ndaj Moskës, Kryemadhi apeloi gjithashtu marrjen e masave nga qeveria në lidhje me importet e ushqimeve.

“Tre çereku i tyre kanë biznese me Rusinë, burri i zonjës Krifca që nxorri të dhënat e pagës, a nuk ishte ai kompania? Këtu ka kaq shumë ngjarje dhe skandale sa që ne harrojmë thelbin e asaj.

Doli Niko Peleshi tha s’ka nevojë për rezolutë, erdhën me rezolutë pastaj. Filloni merrni masa për ushqimin, se ne miellin, vajin, qumështin, i marrim nga Serbia. Serbia është bërë lidere në Ballkan”, deklaroi Kryemadhi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Manchester City ndalet nga Crystal Palace

Story i radhës

Real Madridi vazhdon me fitore, mposht Mallorca-n e Muriqit

Të fundit nga